Lionel Messi ka dalë më në fund hapur në lidhje me akuzat që shpesh kanë shigjetuar numrin “10” të Barcelonas, sa i përket merkatos dhe futbollistëve që duhet të transferohen ose jo në Katalonja, duke ditur se ai që jep “dritën jeshile” të fundit është pikërisht kapiteni!
“Mjaft me këto! Në dhomat e zhveshjes, na kërkohet opinion dhe unë e jap mendimin tim për këtë apo atë futbollist, por nuk komandoj apo vendos unë! Mendoj vetëm të bëj mirë në fushë, si të gjithë ne!”.