Presidenti Ilir Meta  ka reaguar pas alarmit të ambasadores së ShBA-së se ka një pakt mes palëve, që synon të vrasë Reformën në Drejtësi.

I pyetur nëse ishte Ilir Meta target i ambasadores, presidenti reagoi ashpër, duke thënë se “nuk mund të jetë kreu i shtetit target i ambasadave se ka problem pastaj”.

“Jam president unë. Nuk mund të jem target se ka probleme pastaj. Jemi shtet Sovran. Ambasadorja vetëm për Ilir Metën nuk mund ta ketë”, tha kreu i shtetit në OPINION.

Ilir Meta foli edhe për një takim të zhvillur kokë më kokë me ambasadoren më 23 mars dhe për planin me 14 pika për zhbllokimin e insititucioneve të drejtësisë

“Kam bërë një takim me ambasadoren më 23 mars. Më 8 prill drejtori im i kabinetit i ka kthyer një platformë me 14 pika me propozimet e presidentit, ku e njoftonte se presim edhe propozimet e ambasadës. Platforma ishte për të çliruar insititucionet e bllokuara të drejtësisë. Pra Presidenti ne 8 prill i ka derguar ambasadoren amerikane platformen me 14 pika qe edhe u be publike. Nese ka ndonje shqetesim ta thote se une kam 50 dite qe ja kam çuar.
Nuk kisha pse tja coja ambasadorit te BE sepse qe diten e pare qe ka ardhur ne Shqiperi i kam kerkuar te nderhyje per situaten e rende ku po perfundonte reforma ne drejtesi”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re