Skip to content

Shpërthen në ecje një automjet në Gjirokastër. Pamje nga vendngjarja

aksident

Një automjet ka shpërthyer në ecje në qendër të Gjirokastrës, pranë Gjykatës, në lagjen “18 Shtatori”.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak mund të jetë bërë impianti i gazit të automjetit, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë pistë.

Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen e drejtuesit të mjetit.