Skip to content

Shpërthen në flakë automjeti në aksin Belsh–Kuçovë! Rrezikohet familja prej pesë anëtarësh

belsh sd

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Belsh–Kuçovë, në afërsi të zonës së quajtur Lokalitet. Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin pesë persona të së njëjtës familje, ka marrë flakë papritur gjatë lëvizjes.

Fatmirësisht, të gjithë anëtarët e familjes kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Zjarri rrezikoi jo vetëm jetën e udhëtarëve, por shkaktoi edhe panik tek banorët e disa shtëpive pranë rrugës, pasi flakët, të favorizuara nga era, u afruan ndjeshëm pranë banesave.

Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për të shuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet.