Skip to content

Shpërthen në flakë magazina në Tiranë, zjarrfikëset dhe policia me urgjencë drejt vendngjarjes

Një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” në kryeqytet, është përfshirë nga flakët rreth orës 15:55 të pasdites së sotme. Policia bën me dije se magazina ndodhet në pronësi të shtetasit me inicialet B.A., ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/faxweb