Një mjet në lëvizje ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, fatmirësisht pa njerëz të lënduar.

Drejtuesja e mjetit ka arritur që të dalë në kohë nga makina, e cila më pas është djegur plotësisht.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në mjet, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.04.2022, rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re