Skip to content

Shpërthen në flakë nënstacioni elektrik në Patos, situata bëhet e rrezikshme për zjarrfikësit

Merr flakë nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër. Flakët kanë përfshirë nënstacionin ndërsa aktualisht një pjësë e mirë e të gjithë zonës është pa energji elektrike.

Si pasojë e këtij zjarri kanë mbetur pa energji elektrike zona si Margëllici, Ruzhdija, Siqeca e Drenija.

Situata është bërë e vështirë edhe për forcat zjarrfikëse të Patosit, pasi herë pas hëre në nënstacion ka pasur rrymë elektrike.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa po punohet për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb