Një makinë në ecje e sipër ka shpërthyer në flakë në aksin Levan-Fier. Personat që po udhëtonin kanë arritur të largohen nga automjeti, pa pësuar dëmtime.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit, siç shihet në pamjet e mëposhtme, automjeti është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një defekti dhe shkëndije në automjet.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
…
/faxweb