Një banesë në katin e 10-të të një pallati në Lezhë, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e një bombule gazi, ndërkohë që në bazë të informacioneve paraprake nga shërbimet e policisë raportohet vetëm për dëme materiale.
Në momentin e zjarrit pjestarët e familjes kanë qenë brenda banesës dhe flakët janë shfaqur fillimisht në ballkonin e shtëpisë, ku ishte e pozicionuar dhe bombula e gazit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në shpërthimin e flakëve.
Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në rrugën “Shtraus ” Lezhë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.K., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
