Skip to content

Shpërthen në flakë një makinë pranë portit të Durrësit

Një automjet është përfshirë nga flakët në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit.  Mjeti tip Ford Fokus ka qenë i parkuar pranë rreth-rrotullimit në kahun e hyrjes për në portin detar.

 

Ndërsa pak kohë pas parkimit nga drejtuesi i tij, mjeti është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

 

Mjeti ka qenë me targa italiane dhe paraprakisht mësohet se është në pronësi të një emigranti shqiptar.