Një stacion pompimi nafte në “Qafë të Kashit” në Mallakastër mësohet se ka shpërthyer. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një punëtorë, i cili ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

I lënduari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës.

Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re