E irrituar, deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore ka deklaruar se Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ajo u shpreh se ata ia shkelin syrin njëri-tjetrit, dhe kjo sipas saj është qershia mbi tortë.

“Dhe njëherë, këta ja shkelin syrin njëri-tjetrit. Në momentin që diskutohej për ndryshimin e sistemit zgjedhor Damian Gjiknuri foli në emër të Petrit Vasilit, kjo ishte qershia mbi tortë.

Unë jam kthyer nga Amerika vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duhet ta ndryshojmë se përndryshe kemi tre veta që ulen aty dhe bëjnë një marrëveshje. unë për këtë do ti shkoj deri në fund. Kjo është ajo që ne duhet të themi”, u shpreh Rudina Hajdari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re