
Pasi kandidati në listat pritëse të PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi vendosi të pranojë marrjen e mandatit të deputetit, ka reaguar me tone të forta, Sekretari i kësaj force politike në Berat, Namir Lapardhaja.

Në një postim në rrjetet sociale, Lapardhaja shkruan se ky rast tregon edhe papergjeshmërinë e madhe të PD në hartimin e listave të deputetëve.
“Rasti i LM, kandidat i listes se PD ne Berat, sot zyrtar i larte i administrates se PS, eshte rast i jashtezakonshem studimi se si sharlatanizmi njerezor, papergjegjshmeria publike, makuteria dhe hajduteria politike, jo vetem qe bejne hajer ne kete vend, por arrijne ne nivelet me te larta te perfaqesimit.
Modeli i tij jo vetem qe ka rezultuar i suksesshem, por eshte pare me adhurim dhe admirim nga nje pjese e PD qe shohin vetveten tek ky model, por edhe nga PS, e cila mjafton te sjelle nje grusht vota ne thesin e saj, por s’ka asnje rendesi se çfare eshte e çfare perfaqeson.
Rasti i LM tregon edhe papergjeshmerine e madhe te PD ne hartimin e listave te deputeteve, te bera me bythe e jo me dore, pavaresisht se kandidati ne fjale dukej mijera kilometra larg se çfare ishte e çfare perfaqesonte. Pra, ta gezoje Baftjari, i thuhet ne keto raste.”-shkruan Namir Lapardhaja në postimin e tij.
Më tej, ai thekson se edhe mangësitë e sistemit tonë zgjedhor.
Sipas tij, “kjo tregon edhe diçka persa i perket sistemit zgjedhor: sot merr mandatin e deputetit te PD dikush qe eshte larguar nga kjo parti ne menyre demonstrative dhe te hapur dhe qe ne zgjedhjet ku ka qene pjese e listes se PD, ka punuar dhe ka qene hapur ne anen e PS.
E te mendosh qe demokrateve te Beratit iu thuhej qe LM nuk eshte pjese e listes se PD!!!
Ja, pra, genjeshtra i paska vertet kembet e shkurtra.
Ta gezoje LM e harbuteria e makuteria te shohin se si kryemodeli i tyre ze vend pikerisht ne Parlament”.