Rriten rastet e të infektuarve në Shkodër. Ka shkuar në 48 numri i të infektuarve mëngjesin e sotëm.

Mbrëmjen e djeshme janë marrë  26 tampon të personave të dyshuar, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë.

Sipas rezultateve janë konfirmuar pozitiv me covid-19, 6 prej këtyre personave.

Siç raporton gazetari i ABC News Simon Shkreli, të infektuar rezultojnë, 2 familjarët e 80 vjeçares që ka humbur jetën 2 ditë më parë,  infermieri i cili i shërbente prej muajsh asaj, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi, dhe 2 anëtarë të familjes nga Kirasi.

Kjo e çon nr e të infektuarve në qarkun Shkodër në 48, ndërsa në Bashkinë Shkodër në 44 raste.

Në Shqipëri janë regjistruar gjithësej si pozitiv nga koronavirusi 361 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re