“Familja Biden është një sipërmarrje kriminale, një nga më të korruptuarat në historinë e Amerikës”.

Kështu u shpreh presidenti Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Georgia, ku kërkoi sërish që Joe Biden dhe djali i tij Hunter të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Duke iu referuar e-mail-eve të publikuara nga New York Post për korrespondencën e Hunter Biden me biznesmenin ukrainas, Trump tha: “Ky është skandali më i madh politik pas atij të spiunimit të fushatës sime elektorale nga ana e Obamës. Arrestojini”.

Skandalit të cilit i referohet Donald Trump ka të bëjë me djalin e kandidatit demokrat Hunter Biden.

Ky i fundit prezantoi babanë e tij kur ish zv/president me një drejtues të lartë të shoqërisë energjetike ukrainase Burisma, vetëm një vit përpara se zëvendësi i Obamës të bënte presion mbi qeverinë e Ukrainës, për të liruar nga detyra një prokuror që po hetonte shoqërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re