Ish deputeti i LSI Petrit Vasili, teks aka komentuar situatën në Shkodër pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, ka sulmuar këshilltarët dhe mazhorancën.

Teksa i ka cilësuar horra, Vasili është shprehur se ata kanë shkelur ligjin, dhe fundi i tyre është i njejtë, duke qënë se dhe Rama do t’i shesë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Mirenjohje per horrat ne Shkoder sot qe dolen fytyrezbuluar.

Qe te gjithe me kollare, me uniforme apo civile me canta te zeza me rrip ne qafe dolen sot me fytyre te zbuluar dhe shkelen cdo ligj dhe hyn ne nje armiqesi nga e cila nuk shpetojne dot kurre.

Mirenjohje celulareve dhe kamerave sepse tashme keto fytyra maskarenjsh nuk mund te fshihen dot kurre.

E zgjodhen fundin e tyre shume te keq per hesap te nje kryeministri, qe do ti shese si legena,megjithate ky eshte halli i tyre….fundi i tyre nuk ndryshon.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re