Është shkarkuar nga detyra prokurorja e Kukësit Rita Gjati. Vendimi është dhe paraditen e sotme në ambientet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mes polemikave, që nisën që në seancën dëgjimore, ku avokati i prokurores braktisi seancë, ndërkohë që vetë Gjati shpërtheu në lot në seancë.
Gjatit iu gjetën probleme të pasurisë, kontakte të papërshtatshme dhe cilësi të papranueshme profesionale.
Më herët drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati kishte kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe dy anëtarët e tjerë të institucionit, Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.
Kryeprokurorja e Kukësiti akuzonte anëtarët e KPK për shpërdorim detyre, pasi sipas saj KPK se nuk kishte shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit, kjo për shkak se materialet nuk i kishte dërguar në rrugë postare por elektronike.
Prokurorja e komanduar, gjithashtu pretendonte se njëri nga anëtarët nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur është refuzuar kërkesa e saj për marrjen në konsideratë të dokumenteve shtesë, duke shtuar se ka siguruar edhe një fotokopje të sistemit TIMS, marrë në datën 5 mars.
Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama pas një inspektimi të kryer.
“Në djall shkofshin, mos i lër të flasin”, e ndjente shkarkimin, prokurorja shpërthen në lot gjatë seancës në KPK. Avokati i saj braktisi i irrituar sallën, familjarët i rrahin shpatullat
/faxweb
