Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Skënderbeu”. Nga shpërthimi ka persona të plagosur të cilët janë transportuar në urgjencën e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë Fatmir Pema 39 vjeç i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi. Forca të shumta policie, zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.
