Në qytetin e Sarandës është dëgjuar një shpërthim i fortë pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3.
Nga të dhënat e para raportohet se një person është gjetur i vdekur brenda një automjeti
Nga shpërthimi janë shënuar dhe dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër. Forca të shumta policie në vendngjarje.
