Një zjarr i madh shpërtheu brenda një ndërtese e cila më vonë u shemb , në lagjen Nr.5, në qendër te Parisit.

 

Mediat raportojne se shume njerez jane plagosur, nga te cilet 7 të plagosur rëndë.

 

Nga te dhenat e para mesohet se flakët janë shkaktuar nga një shpërthim për shkak të një rrjedhje gazi ne godinen e shkolles amerikane ne kryeqytetin francez.

 

Një re e madhe tymi i zi mbuloi te gjithe qytetin.

 

Fasada e godinës është shembur dhe dyshohet se brenda rrënojave ka disa persona të bllokuar.

 

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku Anne Hidalgo. 

 

Disa dëshmitarë raportuan një erë të fortë gazi para shpërthimit, ndërsa të tjerë thanë se ditët e fundit ishin kryer punime në rrjetin e gazit në rrugë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re