Skip to content

Shpërthim i rasteve me Covid, mbyllet për dy javë shtëpia e foshnjes në Vlorë, 2 javë stafi do të…

Është mbyllur shtëpia e fëmijës në qytetin e Vlorës, për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se nuk do të ketë hyrje dhe dalje nga institucioni, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Stafi që është brenda do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore. Mbyllja nga ISHSH për shkak të rasteve me covid të konfirmuara në shtëpinë e Fëmijës.

Aktualisht të prekur janë 8 punonjëse dhe 4 fëmijë, gjendja e të cilëve për momentin paraqitet e qendrueshme.

/faxweb