Një bombë ka shpërthyer afër një gjimnazi, në kryeqytetin afgan Kabul, ku ka lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Shpërthimi ndodhi ndërsa studentët po largoheshin nga ndërtesa, siç duket nga fotografitë që janë shpërndarë  në rrjetet sociale, që tregojnë çantat e braktisura në rrugë, sipas BBC

Shumica e të lënduarve janë vajza, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit.

Ende nuk dihet nëse sulmi ishte i koordinuar apo nëse bëhet fjalë për një autobombë. Pothuajse një vit më parë, një spital lokal u sulmua me bombë, duke lënë të vdekura 24 gra, fëmijë dhe foshnje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re