Një shpërthim ka goditur një xhami në Bengazi, Libinë lindor, pas lutjeve të së premtes, raporton Reuters. Ndërkohë nuk ka informacion mbi numrin e të vdekurve apo të plagosurve.

Mediat lokale raportojnë se bombardimi i një xhamie në lagjen Majuri ishte kryer nga një sulmues me një thes me eksplozivë. Kanali kombëtar i lajmeve shtoi se ka një numër të madh viktimash pas incidentit.

Në fund të muajit të kaluar rreth 35 vetë u vranë në dy shpërthime në një xhami tjetër në qytet.s.n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re