Skip to content

Shpërthim me eksploziv në oborrin e një banese në Fushë-Krujë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në oborrin e banesës së Arben Pllumbit në fshatin Halil mbrëmjen e sotme.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar pasi në banesë nuk banon njeri. Kjo është e dyta herë që ndodh një shpërthim me eksploziv në këtë banesë.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme material, ndërkohë që pritet hetimi i plotë i ngjarjes për të mësuar rrethanat e saj.

Në momentin e ngjarjes familjarët e Pllumbit kanë qenë në Krujë ku kanë një tjetër banesë të tyren.