Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Shijak.
Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
