Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banesë në Divjakë. Policia sqaron se shtëpia është në pronësi të shtetasi me iniciale R.M 67 vjeç.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia thotë se lënda shpërthyese ka qenë artizanale.

“Më datë 30.06.2024, rreth orës 04:30, në fshatin Shënepremte, Divjakë, në oborrin e banesës së shtetasit R. M., 67 vjeç, është hedhur një sasi e vogël dyshohet  lëndë shpërthyese artizanale, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet ne njoftimin e policise.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re