SHKODËR- Shpërthim me lëndë plasëse në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagje “Arra e Madhe”.
Lënda plasëse është vendosur në garazhin e një pallati.
Paraprakisht raportohet për një person të lënduar, i cili është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi rastin.
