Skip to content

Shpërthim me triol në një banesë në Fushë Krujë

Ilustruese

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në një banesë në fshatin Zallë të Fushë Krujës.

Burime bëjnë me dije për Fax news se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale në portën hyrëse të banesës.

Banesa është në pronësi të shtetasit E.H, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse.

Për pasojë  është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb