Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në aksin Fushë Krujë – Krujë, në afërsi të lagjes Zim Zenel.

 

Sipas informacioneve të para, mësohet se tritoli është vendosur në rrugë.

 

Si pasojë janë thyer xhamat e disa banesave e bizneseve pranë shpërthimit, si dhe është hapur një gropë në rrugë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

 

Paraprakisht, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

 

Pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi tritolin e vendosur.

 

Krujë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko