Një shpërthim tritoli është shënuar mëngjesin e kësaj të enjtje në Krujë., sipas informacioneve mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zeneli të Krujës.
Ndërkaq deri më tani nuk ka infomacione për objektivin e sulmit, pasi sasia ka shpërthyer në mes të rrugës duke hapur një gropë dhe duke thyer xhamat e vitrinave të disa bizneseve dhe të banesave përreth,.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.