Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.11.2020, rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit, Lezhë, në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re