Skip to content

Shpërthim me tritol në një mobileri në aksin Lezhë-Milot

Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Lezhë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në mobilerinë në pronësi të shtetasit D. A., banues në Tiranë, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.