Të paktën 10 nxënës kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ndodhi gjatë namazit të drekës në një medrese në rajonin Samangan në veri të Afganistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të qeverisë së përkohshme të Talebanëve, Abdul Nafi Takor në një deklaratë për media tha se shpërthimi ndodhi gjatë namazit të drekës në medresenë Al-Jihad e cila ndodhet në zonën Aybek në rajonin Samangan.

Takor njoftoi se në shpërthim humbën jetën të paktën 10 nxënës dhe se shumë të tjerë janë plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e ndihmës së parë. Ndërkohë vihet në dukje se shpërthimi nuk është marrë përsipër nga askush.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re