Skip to content

Shpërthim në Afganistan, humbin jetën 5 fëmijë

Të paktën 5 fëmijë, përfshirë një vajzë, kanë humbur jetën sot në jug të Afganistanit kur shpërtheu një predhë mortaje e mbetur nga lufta e gjatë në vend.

Dy fëmijë të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi në qarkun Marjeh në provincën Helmand, njoftoi agjencia e lajmeve Bakhtar.

Ka miliona municione dhe mina tokësore të pashpërthyera në të gjithë Afganistanin pas dekadash lufte midis forcave të udhëhequra nga SHBA-ja dhe talebanëve ndërsa viktimat më të zakonshme të shpërthimeve të tilla janë fëmijët.
Burimi: AA