Skip to content

Shpërthim në Bagdad, një i vdekur dhe 12 të lënduar

Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit të një autobombe në Bagdad, Irak.

Bomba e vendosur në veturë shpërtheu në lagjen Habibiye, në një pjesë të Bagdadit të quajtur Sadr, njoftoi Rrjeti i Mediave të Sigurisë pranë autoriteteve irakiane.

Si pasojë e shpërthimit është regjistruar edhe dëm material mbi objektet e banimit afër vendit të shpërthimit.