Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M. dhe R.M. vëllezër.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë deri më tani është bërë shoqërimi i 9 personave në polici.
