Një shpërthim tjetër është shënuar gjatë natës së kaluar në vend.

 

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë.

 

Një sasi e vogël tritoli është vendosur në oborrin e një banese në pronësi të 54-vjeçarit M.B.

 

“Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”

 

Më herët, përpara kësaj ngjarje, shpërthim me lëndë plasëse është shënuar edhe në Lushnje, në lagjen ’19 Tetori’.

 

Fatmirësisht nga të dyja ngjarjet ka vetëm dëme materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re