Një shpërthim tronditi kryeqytetin paraditen e kësaj të hëne.

 

Ngjarja e rende ndodhi pranë Drejtorisë së Higjienës. Banoret e zonës dëgjuan shpërthimin dhe njoftuan menjëherë policinë. Sipas uniformave blu, tritoli i është vene një dyqani celularësh ku për pasojë mbeti i plagosur Gentian Hoxha 26 vjeç.

 

Ky i fundit u dërgua me urgjence ne Spitalin e Traumës. Policia, e cila ka mbërriti menjëherë ne zone dhe nisi hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohe policia ka bllokuar të gjithë zonën. Menjëherë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për te mbërritur përgjegjësit e shperthimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re