Në një lokal në Lezhë a shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, ndërsa lokali është marrë me qira nga V.Sh., banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale. Forcat e policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 13.02.2021, rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” Lezhë, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi,Lezhë, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re