Skip to content

Shpërthim në Vlorë, Policia rrethon zonën dhe bllokon hyrje-daljet (VIDEO)

Banorët e Vlorës janë përfshirë në panik mbrëmjen e së enjtes, pasi një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pranë rrugës Transballkanike, por ende nuk duhet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihen detaje të tjera.

Policia po kërkon për vendin e shpërthimit, por pa asnjë detaj se ccfarë ka ndodhur konkretisht. Nga ana tjetër janë bllokuar rrugët e hyrjes dhe daljes nga qyteti për të parë mjete të dyshimta, nga e cila mund të jetë hedhur lënda plasëse. Deri tani nuk ka as ndonjë denoncim për dëme.

Mund të jetë edhe ndonjë sinjal, por nuk dihet asgjë. Nga ana tjetër policia po mban të rrethuar zonën, si dhe po bën një krehje sidomos në vende ku qëndrojnë apo kanë shtëpitë persona të skeduar, apo me precedentë të mëparshëm penalë.