Skip to content

Shpërthim pranë Institutit të Kancerit në Kajro, së paku 19 jetë të humbura

b9f7736b02fd4e55b93b449485a8f214 18

Të paktën 19 njerëz mbetën të pajetë si pasojë e një shpërthimi jashtë Institutit Kombëtar të Kancerit në Egjipt, në qendër të Kajros.

Autoritetet thanë se një makinë që u përplas me disa të tjera ka shkaktuar një shpërthim të madh. Videot e postuara në internet flasin për një zjarr masiv që ka dëmtuar disa makina përnjëherë.

Ngjarja ndodhi fare pranë sheshit të famshëm Tahrir, ndërsa të shtruarit në spital u evakuuan shpejt. Prokurori publik i Egjiptit po heton shkakun e ngjarjes, thanë burime për agjencinë e lajmeve Reuters. Nuk kishte asnjë deklaratë zyrtare që jep dyshimet nëse shpërthimi kishte të bëjë me sulm.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Egjipt. Agjencia zyrtare e statistikave në vend thotë se 8,000 përplasje vitin e kaluar shkaktuan më shumë se 3000 vdekje dhe 12,000 plagosje.