Skip to content

Shpérthim rastesh me korónavirus në Kosovë, sa persona dolën pozitivë në 24 orët e fundit

coronavirus

Kosova ka regjistruar një shifër të lartë të infektimeve me korónavirus, 95 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit pasi janë bërë 311 teste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Pejës 18 raste, komuna e Vitisë 16 raste, komuna e Prizrenit 15 raste, komuna e Prishtinës 15 raste, komuna e Mamushës 8 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kllokot, Malishevë, Obiliq, Rahovec dhe Vushtrri.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.171 raste. Në total, nga data 08 shkurt deri më 24 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.444 persona të dyshimtë në vírusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.363 raste, me gjithsej 40 raste të vdékjes të cilët kanë pasur sémundje të tjera shoqëruese.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb