Një shpërthim tritoli i regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Katund i të Ri në Durrës.

Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të 54-vjeçarit, Hysen Gashi.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë Durrës:
Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re