Skip to content

Shpërthim tritoli në Librazhd/ Ngjarja para 3 ditësh, por Policia njofton se ka ndodhur sot

Një shpërthim me tritol ka ndodhur përballë një lokali në Librazhd.

 

Vizion Plus mëson se ka ndodhur tre ditë më parë, mirëpo policia në njoftimin e shpërndarë për mediat, shkruan se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte.

 

Sipas bluve, deri tani janë shoqëruar disa persona si të dyshuar me ngjarjen.

 

Librazhd/Informacion paraprak

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.