Një shpërthim me tritol ka ndodhur përballë një lokali në Librazhd.

 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur tre ditë më parë, ndërsa në reagimin e saj policia e ka njoftuar sikur ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

 

Sipas bluve, deri tani janë shoqëruar disa persona si të dyshuar me ngjarjen.

 

Librazhd/Informacion paraprak

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re