Shpërthim tritoli në një banesë private në lagjen 18 tetori ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e kësaj të marte.

 

Nga shpërthimi i fortë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Në banesë jetonte Altin Lamçe, tregtar në tregun fruta-perime Lushnjë.

 

Banesa është në pronësi të një tjetër shtetasi, Arben Turkut,  i cili është në emigrim.

 

Tritoli dyshohet se u hodh nga autorët  në ecje nga rruga drejt oborrit të shtëpisë. Janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re