Një anije lundruese pa pilot e telekomanduar e mbushur me eksplozivë shpërtheu sot në Detin e Kuq, por nuk ishte aq afër anijeve luftarake amerikane ose anijeve tregtare për të shkaktuar viktima ose dëme, tha një komandant i marinës amerikane, duke përmendur “sulmin e dështuar” nga rebelët Huthi të Jemenit.

Kundëradmirali Brad Cooper, kreu i forcave detare të SHBA-së në Lindjen e Mesme, u tha gazetarëve se ka pasur 25 sulme të regjistruara nga Huthit në anijet tregtare që lundrojnë në Detin e Kuq jugor dhe Gjirin e Adenit.

“Nuk ka asnjë shenjë se sjellja e tyre e papërgjegjshme po pakësohet”, shtoi ai. Për sulmin me dron lundrues, Cooper tha: “Ai u vu re rreth dy milje nga anijet që ishin në zonë – anije tregtare dhe anije të marinës amerikane – dhe të gjithë e pamë kur u nis”, deklaroi kundëradmirali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re