Një sërë shpërthimesh u dëgjuan gjatë natës në pjesën perëndimore të Krimesë së pushtuar, raportojnë mediat ukrainase, duke cituar kanalet lokale Telegram.

 

Shpërthimet ndodhën në Yevpatoria, rreth 65 km në veri të Sevastopolit dhe në fshatin Chornomorske.

 

” Në Chornomorske, dritaret u drodhën nga shpërthimet në 1:54, 2:55 dhe 4:20,” thanë burimet lokale. 

 

Shpërthime u raportuan gjithashtu në Yevpatoria, një prej të cilëve u dëgjua edhe në pjesën veriore të Sevastopolit.

 

Ndërkohë, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar pesë mjete ajrore ruse pa pilot (UAV) mbi rajonin e Poltava.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re