Tre punonjës të Policisë së Shtetit kanë përfunduar të lënduar në spital pas shpërthimeve me lëndë piroteknike në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Forcat blu njoftojnë se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike një punonjëse është lënduar në sy, një tjetër në dorë e një tjetër në fytyrë.

“Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt  punonjësve të Policisë  janë lënduar tre punonjës policie, ( një punonjëse në sy, një punonjës  në dorë  e një  tjetër në fytyrë). Tre punonjësit e policisë të lënduar janë dërguar në spital”, njofton policia.

Kujtojmë se mbështetësit e opozitës u mblodhën pasditën e sotme para kryeministrisë në shenjë proteste kundër qeverisë.

Protesta u zhvillua nën mbikqyrjen e forcave të shumta të policisë dhe nuk pati incidente të mëdha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko