Skip to content

“Shpërthimi” i akuariumit më të madh në botë

Një akuarium i madh në një hotel në Berlin shpërtheu herët këtë mëngjes dhe 100 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje, thanë shërbimet e urgjencës.

Sipas faqes së gazetës Bild, ka të paktën dy të plagosur. “Akuariumi është dëmtuar, ka rrjedhje uji. Situata nuk është e qartë për momentin”, shkroi shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit gjerman në Twitter.

Agjencia për informimin e trafikut të Berlinit, VIZ, ka theksuar se në rrugë ka një sasi të madhe uji.

Dom Aquaree ndodhet brenda një hoteli Radisson në lagjen turistike të Mitte në Berlin. Sipas faqes së tij të internetit, ky akuarium është akuariumi më i madh homogjen, cilindrik në botë, është 16 metra i lartë, përmban një milion litra ujë dhe 1500 peshq. //